Sipas gazetës Diario Sport, Kylian Mbappe duket se po shikon drejt Ligës Premier dhe nuk ndihet nën presion nga ultimatumi i Real Madridit për të nënshkruar një parakontratë këtë janar.
Përkundër FootMercatos që raportoi se francezi ka arritur marrëveshje me Los Blancos, nga Spanja raportojnë se lojtari nuk dëshiron të marrë vendim të prerë, duke i mbajtur të hapura mundësitë e tij.
Mosinteresimi i supozuar i Mbappes për ofertën e Real Madridit ka bërë që klubi spanjoll të shqyrtojë tri alternativa për të përforcuar sulmin e tij dhe në këtë drejtim shfaqen tre emra lojtarësh të mëdhenj.
Erling Haaland, Julian Alvarez dhe Jamal Musiala, janë opsionet shtesë për klubin madrilen në rast se Mbappe zgjedh të mos bashkohet me klubin për 2024/2025.
Kjo situatë ka gjeneruar spekulime në tregun e transferimeve për të ardhmen e sulmuesit francez dhe ka bërë që Real Madridi të shqyrtojë opsione të tjera për të forcuar sulmin e tij.
Ndërkohë, Liga Premier duket se është një destinacion tërheqës për Mbappen, por që situata aktuale është e paqartë dhe nuk dihet ende se çfarë ka vendosur lojtari në të vërtetë. /Telegrafi/