Site icon Telegrafi

Tri nga ushqimet që konsiderohen më të këqijat për t’u ngrënë

(Foto: iNews)

Ata që tashmë kanë një aparat tretës të ndjeshëm e dinë që pica pasohet nga urthi, fajtorë në këtë rast janë salsiçet dhe salca e thartë e domates.

A e dini se cilat ushqime janë më të këqijat për t’u konsumuar? Luk Kori, një dietolog, beson se gjëja më e keqe që mund të hani është një ushqim i pasur me kalori dhe i ulët në përmbajtje të lëndëve ushqyese të shëndetshme – si vitaminat dhe mineralet thelbësore.

Të tilla janë lëngjet e gazuara, simitet dhe ëmbëlsirat e ndryshme, ushqimet e skuqura dhe të ngrira, produktet e mishit…

(Foto: The Indipendent)

“Shumë nga këto ushqime kanë gjithashtu një përmbajtje të lartë të natriumit dhe sheqerit shtesë, të cilat mund të kontribuojnë në sëmundje të rënda dhe gjendje shëndetësore”, ka paralajmëruar dietologu.

Lexo po ashtu Shprehitë e këqija ushqyese që dëmtojnë imunitetin

Ai veçon tre gjërat më të këqija që mund t’i futni në organizmin trupin tuaj.

“Nuk po them që nuk duhet ta hani kurrë një ushqim të caktuar, më mirë të them që ta konsumoni në raste shumë të rralla”, thotë dietologia.

Pica e ngrirë

(Foto: Eat This, Not That)

“Shumica e picave të ngrira përmbajnë shumë kalori, natrium, sheqer dhe yndyra të ngopura dhe pak lëndë ushqyese të tjera të dobishme”, ka pohuar ai.

Dietologu rekomandon që të shmangni sa më shpesh konsumimin e këtyre ushqimeve.

Pijet e gazuara

(Foto: Food Beverage Insider)

Pijet e gazuara janë shumë të lehta për t’u konsumuar në sasi të mëdha, të cilat mund të kontribuojnë në sasinë e madhe të kalorive të marra, si dhe sheqerin.

“Kjo mund të çojë në shtimin në peshë dhe problemet tjera shëndetësore”, ka shtuar tutje.

Lexo po ashtu Ushqimet që ndihmojnë në shtimin e energjisë

Produktet e mishit të përpunuar

(Foto: Food Navigator)

Ai përmend proshutën, salsiçet dhe mishrat e shijshëm, që jo vetëm kanë shumë kalori, por janë të pasura me yndyra të ngopura, si dhe disa nitrate dhe nitrite, të cilat mund të kontribuojnë në sëmundje të ndryshme. /Telegrafi/

Exit mobile version