Site icon Telegrafi

Tri modele të thjeshta flokësh që janë perfekte për sezonin e festave

Sezoni i festave është pranë nesh dhe bashkë me të vijnë edhe shumë blerje dhe vendime që kanë lidhje me modën dhe tendencat

Përveç veshjes, flokët dhe zgjedhja e modelit të duhur janë një angazhim serioz në tërësinë e dukjes tuaj.

Topuz ose bisht i kapur poshtë

Një topuz ose bisht i kapur poshtë është i preferuari i të famshmëve për një arsye: shkon me gjithçka. Minimal dhe shpesh pa ekzagjerime, ky është një stil që funksionon mirë gjatë ditës, por edhe natën.

Flokë gjysmë të kapura dhe një topuz mbrapa kokës

Një stil që i mbështjell flokët topuz në pjesën e pasme të kokës dhe vjen si një zgjedhje ndaj stileve tradicionale. Ky version është i gjithanshëm, i lehtë për t’u krijuar dhe një zgjedhje fantastike kur ndiheni të pasigurt për modelin e flokëve gjatë netëve festive.

Flokë të lagur

Pasi t’i keni tharë flokët, aplikoni xhel në tërësinë e tyre, përdorni sërish tharësen e flokëve dhe jeni gati për të shkëlqyer kudo ku do t’i shijoni festat.

/Telegrafi/

Exit mobile version