Trepça ’89 në edicionin e ri do të vazhdojë të luajë në Superligën e Kosovës, pasi fitoi 2-1 ndaj Prishtinës, në xhiron e fundit.
Mitrovicasit e filluan mjaftë mirë takimin, pasi e rrezikuan disa herë portën e Prishtinës, mirëpo nuk ia dolën të shënonin.
Pjesa e dytë ishte tejet vendimtare, pasi u shënuan tri gola, me vendasit që ishin më kërkues.
Prishtina, ishte e para që kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Qëndrim Zybaj që realizoi në minutën e 62-të.
Por, Trepça ’89 arriti që t’i barazonte shifrat në 1-1 me golin e shënuar me anë të Milot Avdylit (79’).
Vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të përmbysnin rezultatin me anë të Arb Manajt që shënoi në minutën e 85-të për 2-1.
Kjo fitore e ndihmoi Trepçën ’89, pasi përfundoi në vendin e shtatë me 44 pikë, derisa Prishtina e mbylli edicionin në të katërtin me 62 sosh. /Telegrafi/