Kohë pas kohe në rrjetet sociale inicohen sfida dhe trende të ndryshme, të cilat i pranojnë emrat e njohur.
Ndërsa një prej trendeve më të reja është pozimi i femrave të njohura nga bota e argëtimit vetëm me bikini dhe çizme.
Këtë stil të ri e udhëheqin emra, si bukuroshja Rhian Sugden e personaliteti televiziv, Kim Kardashian.
Dhe derisa në ditët e ftohta rëndom kombinohen pallto të ndryshme me pantallona, këto femra kanë zgjedhur të zhvishen.
E gjitha kjo si pjesë e modës dhe dukjes atraktive, me të cilën gjithmonë mund të krenohen edhe Kendall Jenner e Georgia Harrison.
Ndërsa në këtë trend janë përfshirë edhe këngëtarja e famshme, Kylie Minogue, manekinia Bianca Gascoigne, bukuroshja Demi Rose, si edhe këngëtarja Noah Cyrus. /Telegrafi/