Tre persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur, në sulmet e mbrëmshme ruse me dronët iranian në rajonin e Kievit.
Zyra rajonale e ushtrisë në Kiev ka njoftuar në kanalin e saj në Telegram, se një objekt civil është dëmtuar dhe ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes, transmeton Telegrafi.
As a result of an attack by #Iranian drones, the city of #Rzhyshchiv in the #Kyiv region was damaged.
Hostel buildings were damaged and three people were killed. pic.twitter.com/MvjhRU5EaX
— NEXTA (@nexta_tv) March 22, 2023
Reuters raporton se ushtria ukrainase ka njoftuar se ka arritur të rrëzojë 16 nga 21 dronët Shahed të prodhimit iranian, që Rusia që mbrëmjen e kaluar i lansoi në Ukrainë.
Ambasadorja amerikane në Ukrainë, Brigdet A. Brink, ka njoftuar përmes Twitterit se ka ndodhur një sulm në rajonin e Kievit.
After all the talk in Moscow yesterday, more Russian missiles and more drone attacks on civilians overnight make it perfectly clear how much interest President Putin has in a just peace or an end to the war he started.
— Ambassador Bridget A. Brink (@USAmbKyiv) March 22, 2023
“Pas bisedimeve të mbrëmshme në Moskë, më shumë raketa ruse dhe më shumë fluturake pa pilot goditën civilët – që janë treguar i qartë sesa presidenti Putin e kërkon paqen apo fundin e luftës që ai e filloi”, tha ambasadorja amerikane në Ukrainë. /Telegrafi/