Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, njëri prej tyre i moshës së mitur, pasi që janë rrahur me dy persona tjerë, njëri i moshës së mitur. Gjatë rrahjes janë përdorur edhe mjete të forta. Viktimat janë ndaluar për tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan”, njofton Policia e Kosovës në raportin e sotëm të rregullt 24 orësh. Me urdhër të prokurorit dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri i moshës së mitur është liruar.
Nuk janë bërë të ditura motivet e këtij incidenti.