Genoa ka njoftuar se Mattia Perin, Ivan Radovanovic dhe Federico Marchetti, ka rezultuar negativë ne testimet e reja për COVID-19.
Përmes një komunikate për shtyp është konfirmuar tre lojtarët kanë dalë negativë në dy testime të bëra, që do të thotë se tashmë janë shëruar.
Natyrisht se ata duhet t’i kryejnë edhe testet e kondicionit, para se t’u jepet drita e gjelbër për t’iu kthyer lojës.
Perin ishte futbollisti i parë i Genoas që doli pozitiv më 26 shtator dhe është raportuar se ka pasur simptoma serioze, me temperaturë dhe kollitje.
Më pastaj shpërtheu infeksioni brenda skuadrës, me ç’rast 22 njerëz brenda klubit ishin infektuar me coronavirus, në mesin e tyre 17 futbollistë. /Telegrafi/