Site icon Telegrafi

Transformimi i Colin Farrell për rolin e Pinguinit në “The Batman”

(Fotomontazh: Twitter)

Aktori irlandez, Colin Farrell, ka ndryshuar tërësisht pamjen e tij për xhirimet e “The Batman”, ndërsa tash është publikuar një video në të cilën shihet se si dukej procesi i transformimit.

Ylli hollivudian luajti rolin e Oswald Cobblepot (The Penguin), ndërsa duhej të priste deri në katër orë që të mbaronte grimi. Transformimin e tij ekstrem e projektoi artisti i grimit, Mike Marino.

“Ky është padyshim xhirimi më emocionues i karrierës sime. Mezi pres kthimin e Osëald në rrugët e Gothamit dhe të krijojmë kaos”, kishte thënë më herët Farrell.

Marino ka postuar në profilin e tij në Instagram se si dukej një provë grimi në studion e tij dhe ka falënderuar të gjithë kolegët që e ndihmuan ta përfundonte me sukses detyrën.

Lexo po ashtu Suksesi i “The Batman”, një hap drejt normalitetit në industrinë filmike

Për kujtesë, “The Batman” me regji të Matt Reeves, u publikua në fillim të muajit mars të këtij viti.

Krahas Farrellit, rolet u luajtën nga Robert Pattinson (Bruce Wayne/Batman), Zoe Kravitz (Selina Kyle/Catwoman), Jeffrey Wright (Lt. James Gordon), Paul Dano (Edward Nashton/ Riddler) e të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version