Site icon Telegrafi

Trampolina në majën e një ndërtese, dyert ‘gjysmake’ të banjove… – disa nga gabimet më qesharake që mund të jenë të rrezikshme

Përderisa disa gabime mund të jenë të vogla dhe që mund të rregullohen lehtë, disa të tjera mund të çojnë në lëndime serioze.

Njerëzit nga e gjithë bota kanë shpërndarë disa gabime të rrezikshme, dhe Bored Panda i ka mbledhur disa prej tyre dhe i ka vendosur në një galeri interneti.

Galeria e fotografive përfshinë disa njerëz që vendosin një trampolinë në majë të një ndërtese, e cila padyshim mund të çojë në një përvojë të tmerrshme gjatë kërcimit në të, shkruan Daily Mail, transmeton Telegrafi.

Ndërsa një rampë e karrigeve me rrota u pengua nga një pemë që rritej në mes të saj duke penguar njerëzit të hynin në ndërtesë.

Diku tjetër një shtyllë mbështetëse jashtë një dyqani po mbahej e sigurt në mënyrë të çuditshme me një film ngjitës.

Më poshtë janë disa nga këto gabime të përmendura më lartë. /Telegrafi/

Një shtyllë mbështetëse duke u mbajtur me një ngjitës
Banjo me dyer gjysmake
Trampolina në majën e një ndërtese
Pema në mesin e rampës të karrigeve me rrota
Shkallët e zjarrit pa ndonjë hyrje apo dalje
Zgjidhja ideale kur ora vendoset pas një shufre metalike
Dera e vendosur në anën e kundërt
Exit mobile version