Së fundmi Anna Kaiser, trajnerja personale e yllit kolumbian, Shakira, theksoi se një nga arsyet që këngëtarja ka një trup të mrekullueshëm në moshën 45 vjeçare është mëngjesi i saj, i cili gjithmonë përfshin dy ushqime.
Njëra prej tyre janë vezët e ziera, të cilat janë të pasura me proteina dhe e ndihmojnë atë të ruajë masën muskulore.
E dyta janë copat e avokados, ideale për ruajtjen e yndyrave të shëndetshme që i nevojiten trupit, transmeton Top Channel.
Përveç kësaj, Shakira përfshin gjithashtu domate, kripë deti, pak vaj ulliri në mëngjesin e saj dhe pi një smoothie me fruta të kuqe, edhe pse ndonjëherë e ndryshon atë me lëngun e gjelbër.
Rikujtojmë, se ylli i “Hips Don’t Lie” thuhet se do të zhvendoset në Miami vitin e ardhshëm me dy fëmijët e saj pas ndarjes nga Gerard Pique.
Dyshja njoftuan ndarjen e tyre disa muaj më parë dhe Shakira do t’i marrë djemtë në SHBA në janar pasi avokatët e ish-çiftit ranë dakord në një takim, i cili thuhet se ka zgjatur 12 orë.
Edhe pse thuhet se ylli i muzikës pop ka arritur një marrëveshje me Piquen se ku do të jetojnë fëmijët e tyre duket se gjendja psikologjike e këngëtares nuk është aspak e mirë.
Ka qenë programi ‘Salvame’ që zbuloi një sërë imazhesh të artistes në një gjendje jo të mirë emocionale. Në fakt, informacioni bazohet në pamjet e siguruara nga një dëshmitar i cili ishte i pranishëm në të njëjtin vend me Shakiran.