Site icon Telegrafi

Trajneri i Romës, Fonseca: Kumbulla është gati, luan ndaj Fiorentinës

Marash Kumbulla do të luajë nga minuta e patë në ndeshjen që Roma e zhvillon ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi”.

Se mbrojtësi do të aktivizohet e ka konfirmuar trajneri Paulo Fonseca në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Kumbulla është gati dhe ai do të luajë nesër. Smalling do të ftohet, por ai nuk është në gjendjen më të mirë fizike për të luajtur 90 minuta”, deklaroi trajneri.

Tutje Fonseca ka thënë se Borja Mayoral do të jetë në sulm, ndërsa Pau Lopez në portë.

“Borja Mayoral do të luajë nesër, nuk do të ketë rotacion. Është e vërtetë që kemi pasur shumë ndeshje, por me shumë probleme në mbrojtje është më e vështirë për t’u menaxhuar loja”.

“Ne do të ndryshojmë dy apo tre lojtarë. Në portë do të luajë Pau Lopez”, nënvizoi trajneri. /Telegrafi/

Exit mobile version