Zlatko Dalic ka dalë në krah të Luka Modricit pas fitimit të çmimin ‘Lojtari i Vitit në Evropë’, teksa Cristiano Ronaldon e ka cilësuar si egoist.
Ylli i Juventusit ishte i vendosur të merrte pjesë në shortin e Ligës së Kampionëve të enjten në Monte Carlo, por anuloi aeroplanin e tij privat në minutën e fundit.
Besohet gjerësisht se ai vendosi të mos jetë në Monaco për short dhe zgjedhjen e lojtarit më të mirë në Evropë pasi mësoi se ish-shoku i tij te Real Madridi, Modric kishte fituar çmimin për Lojtarin e Vitit.
Ndarja e çmimit për yllin kroat ka krijuar shumë tensione dhe deklarata nga të dy kampet, ai i Ronaldos dhe ai i Modricit.
Agjenti i portugezit, Jorge Mendes, drejtori i Juventusit Giuseppe Marotta dhe vet Ronaldo dolën kundër UEFA-s për ndarjen e këtij çmimi duke thënë se ai u meritua nga sulmuesi i Zonjës së Vejtër.
Megjithatë, tani në mbrojtje të Modricit ka dalë trajneri i kombëtares kroate, Dalic, i cili ka thënë se Ronaldo është një egoist dhe nuk do ta donte në skuadrën e tij.
“Ronaldo është egoist dhe unë kurrë nuk do ta dëshiroja atë në skuadrën time”, ka thënë fillimisht Dalic për Sportske Novosti.
“Ai është lojtari i cili mendon se edhe nëse humbet, e vetmja gjë që ka rëndësi është ai të shënojë një gol të madh”, përfundoi trajneri i Kroacisë. /Telegrafi/