Trajneri i Kombëtares së Belgjikës Roberto Martinez beson se tifozët e Interit do ta shohin një Romelu Lukaku të ringjallur pasi sulmuesit ‘i duhej ajri i pastër’.
Saga e gjatë e verës Lukaku mbaroi javën e kaluar ndërsa belgu më në fund u largua nga Manchester Unitedi për t’u bashkuar me Interin në një marrëveshje të raportuar prej 75 milionë eurove.
26-vjeçari ka bërë një ndikim të menjëhershëm, duke gjeneruar shumë gumëzhitje në mediat sociale dhe duke shënuar katër gola në debutimin e tij në një miqësore.
Është trajneri i tij te Belgjika, Martinez, i cili beson se sulmuesi do të bëjë mirë tek Interi, pasi është klub ambicioz.
“Lidhja midis Romelut dhe Manchester Unitedit thjesht kishte marrë fund”.
“Ai kishte nevojë për ajër të pastër: ai e gjeti atë në Inter dhe u bashkua me një klub shumë ambicioz”, ka thënë Martinez për Het Laaste Niewus. /Telegrafi/
📹 | HIGHLIGHTS#Lukaku nets four in his first appearance for the Nerazzurri ⚽⚽⚽⚽
Watch the highlights from our 8-0 win against Virtus Bergamo 💪#ForzaInter ⚫️🔵 pic.twitter.com/qOelXKFfVK
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) August 11, 2019