Trajneri i Kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Portugalisë.
Belgjika dhe Portugalia do të ndeshen mes vete në kuadër të fazës së 1/8-tës në Euro 2020 dhe secila kombëtare e do një vend në çerekfinale.
Martinez ka folur rreth kësaj përballje në konferencë për shtyp, teksa ka thënë se ekipi i tij është i përgatitur për të mposhtur ekipin fitues të Portugalisë.
“Jemi të motivuar dhe të përqendruar. Luajmë për të fituar. Unë ndiej shumë entuziazëm dhe energji në grup”, ka thënë fillimisht Martinez në konferencë.
“Portugalia është një ekip që përshtatet shpejt me rrethanat. Pavarësisht nëse është e hapur apo e mbyllur ndeshja varet nga ajo që do të ndodhë”.
“Ata janë një ekip fitues. Mendoj se është shumë e thjeshtë. Ata janë fitues aktual të këtij turneu që fituan në Ligën e Kombeve nën urdhrat e një trajneri me shumë përvojë, i cili di se si t’i përshtatë pjesët e tij në një mënyrë që e bën ekipin e tij shumë konkurrues, shumë të vendosur. Por, ata dinë të vuajnë”, përfundoi trajneri i Belgjikës. /Telegrafi/