Politikania serbe dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, tash kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka kritikuar qasjen e qeverisë serbe karshi çështjes së Kosovës.
Në ditën kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar me presidentin rus Vladimir Putin, politikania serbe, ka thënë se interesat e Serbisë në Kosovë mund të mbrohen më mirë nga pozicioni euroatlantik.
Ajo në një postim në Twitter, ka thënë se të gjitha qeveritë serbe po luajnë kartën e Rusisë dhe Kinës për shkak të Kosovës, por kjo sipas saj nuk është e vërtetë.
“Thonë: të gjitha qeveritë serbe po luajnë kartën e Rusisë dhe Kinës për shkak të Kosovës. Jo, kjo nuk është e vërtetë. Interesat e Serbisë në Kosovë mund të mbrohen mirë nga një pozicion euroatlantik, por disa e shohin si problem transparencën/politikën anti-korrupsion që kërkohet nga ky pozicion. Le të jemi të sinqertë”, ka shkruar Trajkoviq, transmeton Telegrafi.
Kažu: sve srpske vlade igraju na kartu Rusije i Kine zbog Kosova.
Ne, to nije tačno. Interesi Srbije na Kosovu se mogu odlično braniti i sa evroatlantske pozicije, ali je nekima izgleda problem transparentnost/antikorupcijski politika koju ta pozicija zahteva.
Budimo iskreni.
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) November 25, 2021
Ndryshe, Trajkoviq njihet si zë i fuqishëm kritik ndaj Qeverisë së Serbisë.
Ajo kohë më parë ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për siç ka thënë ajo “keqinformim të serbëve”. /Telegrafi/