Për të gjithë ata që duan të shtrijnë horizontet e tyre të komedi tragjedisë, shfaqja “Amerikan” me regji të Ina Morinaj do të jepet nga data 3 e deri më 7 prill në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental të Tiranës.
Në këtë shfaqje luajnë tre aktorë të njohur të botës teatrale si Lulzim Zeqja, Linda Jarani dhe Ledion Zoi.
Kjo vepër është një komedi e zezë me plot të papritura e kthesa dhe ka në përmbajtje, marrëdhënien e tre personazheve kryesore.
Fabula ka të bëjë me personazhin Suzana e cila bëhet mollë sherri për dy shokët Mic dhe Majk.
Si në jetën tonë të përditshme, problemet dhe hallet e bëjnë çdo marrëdhënie duke e çuar në kriza.
Teksti i dramës do të jetë shumë domethënës, ndaj dhe pritet të ketë një përqafim masiv nga publiku.
Stili i dramës, gjinia, komedi e zezë e bën shumë intensive si shfaqje me mesazhe dhe adrenalinë. /Telegrafi/