Në liqenin e Mursisë humbi jetën tragjikisht një i mitur.
4-vjeçari ndodhej nën praninë e prindërve të tij dhe një moment është shkëputur nga ata duke rënë në liqen.
Ky moment do të ishte fatal për të miturin.
Sipas informacioneve të para, fëmija është pickuar nga bletët dhe ka vrapuar duke rënë në kanal.
Pasi është vënë re nga të afërmit, i mituri është nxjerrë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës.
Fatkeqësisht ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e kësaj të enjteje, ndërsa policia bën me dije se i ndjeri ishte banues në fshatin Shëndelli.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Vizion +