Telegrafi

Toure këshillon Arsenalin: Mbështeteni Artetan, do të jetë njëri nga trajnerët më të mirë në botë

Legjenda e Manchester Cityt, Yaya Toure ka thënë se Mikel Arteta mund të ketë një sukses të madh te Arsenali.

Në një intervistë video me mediumin Goal.com, ish-ylli 36-vjeçar i Cityt dhe Barcelonës nuk kishte sgjë tjetër përveç lavdërimit për spanjollin Arteta.

Toure, ashtu sikurse Ilkay Gundogan beson se Arteta është trajner i mirë dhe do të ketë sukses te Arsenali.

“Unë mendoj se Arteta do të jetë një menaxher shumë, shumë i mirë”, ka thënë fillimisht Toure për Goal.

“Kam punuar me të për disa vjet te Manchester City dhe e pashë atë duke punuar”.

“Dua që Arsenali ta shpenzojë më shumë dhe ta mbështesë, sepse ai mund të jetë një nga më të mirët në botë nëse bordi e lejon atë të bëjë atë që dëshiron”, përfundoi ish-mesfushori. /Telegrafi/