Francesco Totti e pranoi se ishte shumë afër kalimit te Real Madridi, por zbuloi se klubi mbretëror nuk do t’i ofronin atij më shumë se sa që fitonte Rauli.
Legjenda e Romës e refuzoi kalimin në Santiago Bernabeu dhe kaloi vitet e mbetura të karrierës së tij me klubin e tij të lindjes.
“Le të themi se unë isha afër për 80 për qind për t’u bashkuar me Real Madridin”.
“Gjithashtu, nuk ishte periudha më e mirë te Roma, megjithëse është e vërtetë që [ish-kryetarja e Romës, Francesco] Sensi do të bënte gjithçka për mua”.
“[Real Madrid] pagoi shumë. Më ofruan shumë, gjithçka. Më ofruan një kontratë prej rreth 25 milionë [euro]. Gjithçka përveç shiriti të kapitenit, sepse Raul ishte aty”.
“Raul ishte lojtari që duhej të fitonte më shumë. Ai ishte kapiteni, simboli i Real Madrid”.
“Çdo lojtar që shkoi [te Real Madrid] duhej të fitonte më pak se Raul”, tregon Totti. /Telegrafi/