Tottenham Hotspur ka rënë dakord të nënshkruajë me Clement Lenglet si huazim nga Barcelona për sezonin 2022/23.
Është gazetari i njohur i transferimeve, italiani Fabrizio Romano, i cili ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes.
Sipas Romanos, kushtet personale janë rënë dakord dhe klubet aktualisht janë duke përpunuar detajet përfundimtare, ku nuk ka asnjë mundësi blerje.
Tottenham are set to sign Clément Lenglet from Barcelona, here we go! Loan deal agreed, valid until June 2023 – Lenglet already accepted last week, personal terms agreed 🚨⚪️ #THFC
Clubs still in contact on final details – there’s no option to buy clause included, as of now. pic.twitter.com/LchnxvxvlP
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 7, 2022
Zyrtarisht ai do të kthehet te Barça në qershor 2023, ndërsa Spurs do të paguajë një tarifë huazimi dhe një pjesë të pagës.
Barcelona është në mes të një vere të ngjeshur dhe një nga parimet kryesore të ambicieve të tyre përfshin lëvizjen uljen e shpenzimeve dhe largimi i Lenglet i përshtatet planit.
Francezi iu bashkua Barcelonës në janar të vitit 2018 nga Sevilla dhe ndërsa karriera e tij në Camp Nou filloi me shkëlqim, ai ka humbur rëndësinë në këto vitet e fundit.
Gerard Pique, Ronald Araujo dhe Eric Garcia ishin të gjithë përpara tij në rendin e zgjedhjes në qendër të mbrojtjes sezonin e kaluar dhe Andreas Christensen është shtuar në listë tashmë. /Telegrafi/