Jose Mourinho i ka kërkuar Tottenhamit që të ofrojë anësorin e Romës, Cengiz Under gjatë verës.
Sipas gazetës turke Gunes, talenti 22-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e menaxherit të ri të Spurs, Mourinho.
Blerja do të tentohej vetëm nëse Tottenham do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Cengiz Under humbi pjesën më të madhe të këtij sezoni shkaku i dëmtimeve dhe gjithashtu ishte i lidhur shumë me një transferim në Milan.
Roma nënshkroi me të nga Basaksehir për 14 milionë euro në verën e vitit 2017.
Ai ka bërë 82 paraqitje, duke shënuar 16 gola dhe duke dhënë 11 asistime. /Telegrafi/