Tottenham Hotspur dhe Arsenali kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 29-të në Ligën Premier.
Derbi i Londrës Veriore ka përfunduar pa fitues, por ka sjell shumë aksion, emocione, tension dhe gola.
Golat e kësaj ndeshje u shënuan nga Harry Kane (74′) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Aaron Ramsey (16′).
Nota më e lartë e ndeshjes ishte 7.8 dhe shkoi për mbrojtësin e Tottenhamit, Kieran Trippier dhe atë të Arsenalit, Nacho Monreal.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mesfushorin Lucas Torreira, i cili u notua me 5.1.
Dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi patën paraqitje solide.
Tottenham:
Arsenal:
/Telegrafi/