Telegrafi

“Tortura” bashkon Dhurata Dorën, Lyrical Son dhe MC Kreshën

Foto: Screenshot/YouTube

Dhurata Dora, MC Kresha dhe Lyrical Son kanë sjellë ditën e sotme (e enjte) bashkëpunimin e tyre të ri.

“Tortura” mban titullin kënga e tyre, e cila vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Ata vijnë me një interpretim të mahnitshëm, secili në zhanret që përfaqësojnë që nga fillimet e karrierës.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vetë ata me ndihmën e Tonic, Denk, Bannzz dhe DjR Beatz.

Miksimi dhe masterizimi u realizua nga DjR Beatz me producim nga Panda Mucic.

Foto: Screenshot/YouTube

Për klip vlen të ceket se u përkujdes produksioni, Entermedia.

Kënga tani ndodhet në YouTube dhe nuk ka dyshim se do të pëlqehet nga fansat e tyre. /Telegrafi/