E përkryer për t’u ëmbëlsuar dhe freskuar në të njëjtën kohë
Bëhet nga përbërës të shëndetshëm, kështu që nuk keni pse të përmbaheni dhe të pyesni veten nëse mund t’i lejoni vetes edhe një pjesë tjetër.
Përbërësit:
▪ 2 portokaj mesatar
▪ 6 vezë
▪ 360 g bajame të bluara
▪ 250 g sheqer kokosi
▪ gjalpë për lyerjen e tepsisë
Përgatitja:
Lani portokajtë, vendosni në një tenxhere dhe hidhni ujë të ftohtë derisa të mbulohen plotësisht me ujë, me pas ziejini në zjarr mesatar për 40 minuta.
Kontrolloni herë pas here që portokajtë të jenë gjithmonë nën ujë: nëse jo, shtoni pak ujë.
Pas 40 minutash kullojini portokajtë dhe lërini të ftohen. Më pas i presim, i heqim farat dhe i vendosim në blender. Përziejini derisa portokallet të kenë strukturën e reçelit.
Në një enë rrihni vezët dhe sheqerin për të marrë një përzierje të trashë dhe të verdhë të zbehtë. Shtoni reçelin e portokallit dhe bajamet dhe përziejini gjithçka mirë.
Masën e përftuar e derdhim në një tepsi të lyer me yndyrë dhe e pjekim për rreth 50 minuta në 180°C.
Shijojeni, – transmeton Telegrafi.