Mbrëmë janë zhvilluar tri ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë në NBA.
Toronto Raptors dhe Denver Nuggets kanë arritur fitoret e para në fazën e “play-off” duke barazuar numrin e fitoreve me kundërshtarët
Ndërkohë, Portland Trail Blazers nuk ka lejuar të befasohet edhe në ndeshjen e dytë duke arritur po aq fitore.
Raptorsat kanë triumfuar kundër Orlando Magic me rezultat 111-82, ku tashmë është barazuar seria nga një fitore secila.
Denveri ishte më i miri se San Antonio Spurs me rezultat 114-105 dhe tashmë secila ekip ka nga një triumf.
Portlandi fitoi kundër Oklahoma City Thunders me rezultat 114-94 dhe në këtë formë, tashmë ka dy fitore dhe asnjë humbje. /Telegrafi/
https://youtu.be/ukjeKJwCujM?t=1