Site icon Telegrafi

Tornadoja merr “me vete” depon në Nebraska, erërat frynin me shpejtësi mbi 250 km/h – nuk raportohet për të lënduar

Një video amatore e regjistruar nga brendësia e një veture të parkuar, shfaq momentin kur tornadoja e fuqishme shkatërron gjithçka para vetes në Nebraska të SHBA-ve gjatë 26 prillit.

Bëhet fjalë për një depo të mallrave në Waverly të Nebraska, ku dyshohet se 70 punonjës gjendeshin brenda kur objekti u godit nga tornadoja që e “mori me vete”, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë nuk raportohet për lëndime të rënda në personel të depos që punonte brenda objektit – ndërsa erërat në ditën e 26 prillit po frynin me shpejtësi prej mbi 250 kilometra në orë.

Pamjet janë rrëqethëse dhe tregojnë sesi tornado shkatërron gjithçka përfshirë disa shtëpi dhe veturat e parkuara, por që brenda tyre nuk kishte njerëz.

Në shikim të parë dukej sikur objekti do t’i mbijetojë tornados, por me t’u afruar bëhet çdo herë më e fuqishme dhe në një moment e shkul kulmin dhe më pas tërë objekti shkatërrohet. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version