Jetmir Topalli ka vazhduar me formën shumë të mirë në futbollin turk.
Sulmuesi nga Kosova ka gjetur golin edhe këtë javë, në fitoren shumë të rëndësishme të skuadrës së tij Istanbulspor 3-1 ndaj Bursaspor.
Ish-anëtari i Ballkanit ka shënuar golin e tretë në këtë sfidë në minutën e 96-të.
Topalli e nisi ndeshjen nga minuta e parë, derisa në këtë takim luajtën edhe dyshja shqiptare Valon E’themi dhe Eduardo Rroca.
Mesfushori nga Maqedonia e Veriut shënoi golin e dytë, derisa shqiptari Eduardo Rroca humbi penalltinë në pjesën e parë.
💛🖤 𝐁𝐢𝐭𝐢𝐫𝐢𝐜𝐢 𝐕𝐮𝐫𝐮𝐬̧: 𝓙𝓮𝓽𝓶𝓲𝓻 𝓣𝓸𝓹𝓪𝓵𝓵𝓲#İSTvsBRS #istanbulspor pic.twitter.com/Qlox6XiWn6
— İstanbulspor A.Ş. (@istanbulspor) April 15, 2022
Istanbulspori me këtë fitore zë vendin e katërt në Ligën e Parë të Turqisë me 54 pikë, gjashtë më pak se lideri Ankargucu.
Nga ana tjetër për Topallin goli i sotëm ishte i nënti këtë edicion, ku ka edhe katër asistime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=9&v=2GhivgZzKFk&feature=emb_title