Istanbulspor ishte afër fitores ndaj Menemenspor në Ligën e Parë të Turqisë, pasi pjesa e parë u mbyll 2-0.
Valon E’themi, futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka gjetur i pari golin në minutën e 33-të të takimit për 1-0.
Pas katër minutash ishte radha e Jetmir Topallit, që shënoi për 2-0.
Megjithatë, pjesa e dytë nuk filloi me kohë. Gjyqtari i ndeshjes, Burak Pakkan, e nisi pjesën e dytë me rreth 25 minuta vonesë, pasi mjegulla ishte shtuar në fushë.
Por këmbëngulja e tyre për të luajtur nuk dha rezultat.
Në minutën e 63-të, arbitri i ndeshjes i dërgoi lojtarët në dhomat e zhveshjes, duke e ndërprerë atë.
Jetmir Topalli ka tani 2 gola dhe 2 asistime me skuadrën e re të tij Istanbulspor. /Telegrafi/