Pas një darke në Manhattan, Tom Hanks dhe gruaja e tij, Rita Wilson, ishin duke shkuar drejt automjetit të tyre, kur u njohën nga fotografët dhe fansat.
Derisa u rrethuan nga një turmë njerëzish, një i ri u afrua shumë dhe u përplas me bashkëshorten e aktorit.
Për shkak të kësaj, ajo humbi për një kohë të shkurtër ekuilibrin, u pengua, megjithatë arriti të qëndronte në këmbë.
“Ndaluni!”, ka bërtitur Rita kundrejt personit dhe i bëri shenjë që të mbante distancën.
Footage of Tom Hanks last night, dealing with some overbearing fans👇
Imagine pissing off Tom f*cking Hanks! I would never forgive myself 😂 pic.twitter.com/Mh5oCLBqPs
— The Weekly Cut (@weeklycut) June 16, 2022
Hanks, i cili është i njohur ndryshe si i qetë dhe i përqendruar, humbi durimin dhe mbrojti gruan e tij.
“Largohuni! Do ta rrëzoni gruan time!”, bërtiti fituesi i famshëm i çmimit Oscar.
Çifti vazhdoi drejt automjetit, derisa fansi kërkoi falje, por çifti nuk u ndal për të diskutuar më shumë.
Ndryshe, Tom dhe Rita u takuan në vitin 1981 dhe janë të martuar qe 34 vite dhe kanë dy djem, Chet dhe Truman. Në fillim ata ishin miq dhe vetëm më vonë lidhja e tyre u bë romantike. /Telegrafi/