Christian Bale ka bërë një tjetër ndryshim drastik në dukjen e tij.
Aktori i famshëm, i cili është i njohur për transformimet e mëdha për rolet filmike, ka bërë ndryshimin e radhës.
44-vjeçari e ka transformuar veten për rolin e Dick Cheneyt në filmin “Backseat”, saqë vështirë njihet.
Filmi është bërë me regji të Adam McKay, i cili ka punuar me Bale në “The Big Short”, rol i cili ia siguroi nominimin për Oscar.
Krahas tij në filmin e ri luajnë edhe Sam Rockwell, Steve Carell dhe Amy Adams.
Ndërsa pasi i ka përfunduar xhirimet, ai është fotografuar duke u dhënë autografe fansave, me ç’rast është vërejtur se sërish ka humbur shumë në peshë.
Gjatë karrierës së tij, Bale ka bërë lëvizje drastike në peshë, nga një ekstrem në tjetrin për nevojat e roleve filmike.
Në vitin 2004, ai humbi 29.5 kilogramë dhe pesha e tij ishte vetëm 54.5 kilogramë për filmin “The Machinist”.
Një vit më pas, aktori shtoi 31.7 kilogramë për rolin e tij në filmin Batman, ndërsa 13.6 kilogramë kishte shtuar vetëm në muskuj. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=bOA82lI7U4U