Telegrafi

Tjetër deklaratë nga Trump: Më e rëndësishme se kurrë, të qëndrojmë të bashkuar

Donald Trump ka lëshuar edhe një deklaratë në platformën e tij të rrjeteve sociale, Truth Social.

Ai thotë se “vetëm Zoti” e parandaloi “të pamendueshmen” që të ndodhte dhe u bëri thirrje amerikanëve që “të tregojnë karakterin e vërtetë”.

Ai gjithashtu shkroi: “Ne nuk do të kemi frikë, por në vend të kësaj mbetemi sfidues përballë Ligësisë”.

Trump deklaroi se do të flasë në Konventën Kombëtare Republikane në Wisconsin këtë javë, shkruan skynews.

“Unë me të vërtetë e dua vendin tonë dhe ju dua të gjithëve dhe mezi pres të flas me kombin tonë të madh këtë javë nga Wisconsin”, shtoi ai.

Ndryshe, ky është postimi i tij i dytë që kur u qëllua dhe u plagos në tubimin e djeshëm në Pensilvani. /Telegrafi/