Tirana javën e kaluar ka pësuar goditjen më të madhe në histori të klubit 97-vjeçar duke rënë në ligat inferiore.
Por, tiranasit duket se e kanë lënë pas këtë dështim dhe sonte kanë fituar Kupën e Shqipërisë.
Kryeqytetasit triumfuan kundër Skënderbuet me rezultat 3:1, transmeton Telegrafi.
Fituesi u bë i ditur pas 120 minutave lojë pasi që ndeshja në kohën e rregull përfundoi me rezultat 1-1.
Përgjatë 90 minutave bardhekaltërit shënoi Edeh (’20) ndërsa për Skënderbun realizoi Radas (’86).
Tiranës fitoren ia siguruar golat e Moise (‘103) dhe Meveille (113).
Me këtë fitore skuadra e Tiranës ka siguruar një biletë për në Ligën e Evropës gjersa ky ishte titulli i 16 për ekipin kryeqytetas. /Telegrafi/