Site icon Telegrafi

“The Times” zbulon për herë të parë projektin e kampit italian në Shëngjin

Gazetari i njohur Tom Kington, i cili punon për “The Times”, ka bërë një vizitë në Shqipëri për të dokumentuar dhe raportuar rreth një iniciative të re të menaxhimit të rrjedhës së emigrantëve në Detin Mesdhe.

Projektin e zbuluar prej tij, i cili është një bashkëpunim ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për ndërtimin e një qendre pritëse për refugjatë në Shëngjin, e ka përshkruar si një model të mundshëm të ndjekur për Europën.

Artikulli i publikuar me titullin “Italia i tregon Europës si të veprojë me krizën e emigrantëve”, trajton detajet e planit të njohur si Meloni-Rama dhe sjell në fokus qendrën që do të akomodojë azilkërkuesit e shpëtuar nga marina italiane.

Struktura parashikon përdorimin e katër godinave në portin e Shëngjinit për të strehuar këta individë, me shumicën e tyre që vijnë nga Afrika e Veriut.

Sipas raportimeve, aty do të jenë një sërë dhomash për intervista me azilkërkuesit, të cilët menaxhohen nga oficerët e emigracionit italianë.

Një dhomë posaçërisht për agjencinë e BE-së për emigracionin, Frontex, sugjeron se projekti përmban edhe përfshirje të Bashkimit Evropian.

Për rrethimin dhe sigurinë e zonës është menduar që të ketë një perimetër sigurie.

Interesi i Britanisë së Madhe në marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë është i lartë, ndërsa Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka siguruar “The Times” se një model i tillë do të zbatohet vetëm për Italinë dhe nuk do të përfshijë transferimin e azilkërkuesve nga Britania e Madhe në Shqipëri.

Dy vendime të gjykatave të të dy vendeve priten me interes, duke pasur parasysh se në të dy rastet, Ruanda dhe Shqipëria, kanë hasur sfida ligjore.

Ministrisë Balla është shprehur optimist se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë do të aprovojë marrëveshjen Meloni-Rama.

Kjo ndërsa banorët lokalë të Shëngjinit presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mësuar fatin e këtij projekti dhe të ardhmen e portit të tyre.

Exit mobile version