Sezoni më i gjatë në Ligën Premier është vetëm një ndeshje që të përfundojë me Liverpoolin që tashmë është shpallur kampion pas më shumë se 30 vitesh.
Manchester City përfundoi në këtë edicion në vendin e dytë, derisa Manchester United, Chelsea dhe Leicester City që po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, Watford, Aston Villa dhe Bournemouth janë duke luftuar për t’i shpëtuar rënies në Championship.
Tashmë është një pasqyrë e pastër se cilët lojtarë kanë arritur të tregojnë vetën në 37 javë të zhvilluara, me tifozët që kanë përzgjedhur më të mirët e këtij edicioni.
Jordan Henderson para pak ditësh ka arritur të shpallet lojtari më i mirë i sezonit nga Asociacioni i Gazetarëve britanikë (FWA).
Por, ende ka kohë që të përcaktohet lojtari dhe formacioni më i mirë nga Liga Premier, me tifozët që tashmë kanë përcaktuar më të mirët e tyre:
Formacioni i përzgjedhur nga tifozët: Alisson, Alexander-Arnold, Van Dijk, Soyuncu, Robertson, Henderson, De Bruyne, Fernandes, Salah, Mane dhe Martial. /Telegrafi/