Tifozët kanë shprehur shqetësimet e tyre pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve të ridizajnuara nga UEFA. Nga sezoni 24/25 e në vazhdim, gara më e madhe për klube në Evropë do të ketë një format krejtësisht të ri.
Një grup i vetëm prej 36 skuadrash do të zëvendësojë formatin e tetë grupeve me katër ekipe, me secilën skuadër që do të luajë tetë ndeshje gjatë fazës së re të grupeve. Katër do të jenë në shtëpi dhe katër si mysafir.
Pas fazës së grupeve, të gjitha skuadrat do të formohen në një tabelë ku tetë skuadrat e para do të kualifikohen automatikisht për në raundin e 16-të, ndërsa klubet që përfundojnë në vendin e nëntë dhe të 24-të do të hyjnë në një raund play-off për tetë vendet e mbetura.
Pasi të ketë filluar ky proces, vazhdimet në Ligën e Kampionëve do të kenë rrjedhë normale si në formatin e vjetër me dy ndeshje, çerekfinale dhe gjysmëfinale përpara finales eventuale.
Sipas gazetarit të COPE Arancha Rodriguez: “Ndeshjet e para do të luhen të martën, të mërkurën dhe të enjten. Xhiroja e fundit do të luhet në të njëjtën periudhë”.
Një tifoz shkroi në Twitter: “Ata po e shkatërrojnë futbollin, pse duhet të luhet një ndeshje e UCL të enjten”.
Tifozi tjetër shtoi: “Liga e Kampionëve të enjten? Futbolli ka vdekur”.
Dikush tjetër shkroi: “SuperLiga është një ide e keqe sepse do të shkatërrojë futbollin dhe më pas ata (UEFA) dalin me këtë ide”. /Telegrafi/