Alexis-Claude Maurice ka ringjallur spekulimet edhe më shumë se mund të transferohet në verë te Arsenali, pasi është parë në Londër me Matteo Guendouzin.
Francezi është duke u lidhur me një kalim te skuadra londineze nga Loriente për 11 milionë euro, ndërsa është parë në mbrëmjen e kaluar në shoqëri të mesfushorit të Topçinjve.
Claude Maurize ishte parë tejet i gëzuar në rrugët e Londrës, derisa ka postuar edhe disa video e fotografi në llogarinë e tij në Snapchat.
Një tifoz i Arsenalit ka shkruar: “Alexis Claude Maurice > Alexis Sahnchez”; “Eja te klubi ynë”, kishte shkruar një tjetër.
Sulmuesi francez duket se ka shoqëri të mirë me Guendouzin e Arsenalit, ndërsa tashmë afati i transferimeve në Ligën Premier është hapur qe disa ditë.
Maurice shihet si zëvendësues i Alexis Sanchezit që kaloi te Manchester Unitedi (në janar 2018), gjersa transferimi i tij mund të kompletohet në fillim të javës së ardhshme. /Telegrafi/