Mirëpo, lidhja e tij me Topçinjtë mori fund kur mesfushori vendosi që të kalonte te rivali Chelsea (2014).
Këtë fundjavë, ai ishte në Emirates me Blutë, ku sa herë që e merrte topin është fishkëllyer nga tifozët.
Mirëpo, në fund spanjolli ka reaguar duke prekur fanellën e Chelseat përballë tifozëve kur po dilte nga stadiumi.
Për t’i ngacmuar akoma më shumë tifozët e Arsenalit, fotografia është postuar edhe në faqen e Bluve në Snapchat.
Ndryshe, Chelsea fitoi me rezultat 0-1 në Emirates, në ndeshjen që vendasit e zhvilluan me një lojtar më pak nga minuta e 18-të. /Telegrafi/