Telegrafi

Thyen heshtjen, Romeo Veshaj rikthehet me intervistë gjashtë javë pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 3

Foto: Screenshot/Instagram

Prezantuesi Romeo Veshaj u shpall finalisti i tretë i këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

Në vend të dytë u rendit aktori Julian Deda, gjersa çmimin e rrëmbeu aktorja Egla Ceno.

Duket se moderatorit nga Vlora i kishte ngelur hatri në këtë BBVA dhe nuk ishte përfshirë më në asnjë emision televiziv.

Ai tani po rikthehet në ‘Top Arena’, që i bie gjashtë javë pas mbarimit të spektaklit, i cili natën finale e kishte më 25 maj.

Të njëjtit e kemi parë me një reagim në Instagram si dhe në disa fotografi që ka shpërndarë krah partneres së tij, ish-banores Heidi Baci.

Dyshja, që u njohën në këtë format, po vazhdojnë të shijojnë tejet shumë romancën e tyre.

Romeo në ndërkohë u pëlqye tejet shumë nga publiku për lojën dhe emocionet që ka shfaqur në BBVA 3. /Telegrafi/