Thashethemet e vazhdueshme për Oppo Find X6 kanë filluar të krijojnë një pamje më të qartë dhe informacioni i fundit mesa duket se konfirmon harduerin e kamerës së telefonit kryesor në ardhje.
Informatori Digital Chat Station pretendon se Find X6 Pro do të ketë tre kamera 50MP në anën e pasme me sensorë Sony pas të tre lenteve.
Kamera kryesore do të jetë Sony IMX 989 – një sensor me madhësi prej 1 inç dhe me lente 7P dhe OIS. Moduli për fotografi ultra të gjerë do të ketë një sensor Sony IMX890 ndërsa kamera e tretë gjithashtu pritet të jetë një lente Sony IMX890 me zmadhim optik 2.7x dhe OIS, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.
Oppo do të sjellë gjithashtu një sensor ToF, në mënyrë që të ndihmojë me hartimin e thellësisë së fotografisë.
Thashethemet e mëparshme sugjerojnë se Find X6 Pro do të jetë i disponueshëm me çipa kryesorë nga Qualcomm dhe MediaTek – pra çipat më të ri, Snapdragon 8 Gen 2 dhe Dimensity 9200.
Find X6 Pro do të sjellë gjithashtu një ekran AMOLED 6.7 inç me rezolucion QHD+ dhe me shpejtësi rifreskimi prej 120 Hz. /Telegrafi/