Site icon Telegrafi

Thonj modernë: Tri lloje të manikyrit në trend – njërin e adhurojnë yjet dhe u përshtatet të gjitha moshave

Tendencat e manikyrit ndryshojnë shumë shpejt, në një moment janë të njohur thonjtë “me majë”, në një moment “katror” dhe e njëjta gjë vlen edhe për ngjyrat

Ekspertët thonë se këtë pranverë hiti absolut është “shkëlqimi” i thonjve.

Ja se çfarë lloj manikyri do të jetë në trend këtë sezon, transmeton Telegrafi.

“Shkëlqim sheqeri”

Trendi i thonjve “sheqer” erdhi nga Amerika, dhe më së shumti u popullarizua nga yjet e reja nga bota e muzikës dhe filmit. Pra, janë thonjtë “doughnut” jashtëzakonisht modernë, të cilët e kanë marrë emrin për shkak të ngjashmërisë me glazurën e sheqerit në këtë pastë. Gjëja kryesore është që ngjyra bazë të jetë më e lehtë, në mënyrë ideale baza duhet të jetë e bardhë dhe transparente.

Livanda

Ekspertët rekomandojnë që, nëse zgjidhni këtë nuancë të butë, të mos shtoni asnjë detaj në manikyr, pra pa temina shkëlqim, vizatime etj. Vetë ngjyra është mjaft efektive dhe jep një prekje elegance dhe të përsosur. Rekomandohet të aplikoni manikyrin me livando në thonjtë e gjatë.

Blu e kaltër

Zakonisht zgjidhet nga zonjat më të reja, por mund të përshtatet gjithashtu edhe me një veshje më klasike dhe elegante për femra më në moshë. Në këtë rast, ekspertët rekomandojnë që të zgjidhni një manikyr monokromatik, pra pa modele dhe aksesorë. Por, nëse një ngjyrë nuk ju mjafton, mund të eksperimentoni me pjesën e sipërme – bluja e kaltër shkon shumë me një bluzë mat.

/Telegrafi/

Exit mobile version