CITY College, University of York Europe Campus ofron bursa shtesë shtese e shkollimit (50%) për studentët nga Kosova për studime Bachelors, Masters, dhe Executive MBA për vitin akademik 2024-25 (data e fillimit të programeve: tetor 2024) deri në përfundim të programit specifik akademik. Kandidatët pritet të plotësojnë kërkesat e pranimit dhe aplikimit të përcaktuara nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë.
Duke ofruar këto bursa, CITY College u jep kandidatëve universitarë mundësinë për të kërkuar dhe marrë bursa për një diplomë Bachelor, Master ose MBA nga një universitet i klasit botëror gjatë studimeve në CITY College në Selanik, Greqi.
Sipas kësaj nisme, CITY College synon të mbështesë shkollimin e studentëve të jashtëzakonshëm që dëshirojnë të studiojnë në kampusin e CITY College Europe në Selanik, Greqi dhe të ndjekin një diplomë të njohur globalisht nga një prej universiteteve më të mira në botë, Universiteti i York-ut, MB (147 në botë – Times Higher Education –THE 2024).
OFFICIAL SCHOLARSHIPS ANNOUNCEMENT (PDF)
Informacion i rëndësishëm:
Afati i Aplikimit për Bursat: E Mërkurë, 26 Qershor 2024
Aplikimet duhet të dorëzohen personalisht:
E mërkurë, 26 qershor 2024 | 16.00 – 18.00 | Hotel Sirius, Prishtinë
Aplikimet duhet të dorëzohen personalisht te përfaqësuesit e CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë.
Kontaktoni:
Kandidatët e interesuar të cilët dëshirojnë të marrin më shumë informacion rreth bursave mund të dërgojnë një email në: kosovo@york.citycollege.eu