Site icon Telegrafi

Thiago Motta tregon se çfarë i mungoi Juventusit në barazimin ndaj Fiorentinës

Thiago Motta ka insistuar se Juventusi duhet të ishte më i saktë para portës dhe të shënonte golin e tretë ndaj Fiorentinës. 

Juventusi luajti baras me rezultat 2-2 ndaj Fiorentinës në ‘Allianz Stadium’ duke vazhduar të mbesin të pamposhtur në Serie A këtë sezon, por kanë marrë 11 barazime. 

Në intervistën pas ndeshjes, Motta tha se gabimet në mbrojtje nuk ishin arsyet pse Juventusi nuk e fitoi këtë takim. 

“Ne gjithmonë bëmë përpjekje të sulmonim dhe të shënonim golin e tretë. Ne duhej të shënonim të tretin për t’i dhënë fund ndeshjes, por ne i lamë atyre një mundësi për të mbetur në ndeshje”. 

“Nuk do të fokusohem në gabimet në mbrojtje. Ne kishim disa ditë më shumë për të pushuar, kështu që kishim energji, por nuk i dhamë fund ndeshjes”. 

“Ne duhej ta menaxhonim ndeshjen më ndryshe. Ne pësuam shumë mbrapa, por kemi një ekip me kualitet”. 

Lexo po ashtu Juventusit i ikën fitorja nga duart në minutat e fundit ndaj Fiorentinës

“Në fund të fundit, rezultati ka vlerë dhe ne nuk arritëm të shënojmë një gol më shumë”. 

“Ne kishim shumë momente të mira sonte dhe ndoshta e meritonim golin e tretë. Kjo është ajo që na mungoi sot”, ka thënë Motta./Telegrafi/

Exit mobile version