Një i ri është therur me thikë gjatë pasdites së sotme në Prizren.
Sipas informacioneve, i riu, i lindur në vitin 2003 është jashtë rrezikut për jetën.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Osmanollaj tha se i dyshuari ende nuk është identifikuar teksa viktima është duke u intervistuar.
“Sot rreth orës 15:39 emergjenca ka njoftuar se aty është sjell një person i therur me thikë, por është jashtë rrezikut për jetë. Viktima i lindur ne vitin 2003, ka lëndim të lehtë trupor (therje me thikë ), nga një person ende i pa njohur. Viktima pas trajtimit mjekësorë po intervistohet në stacionin policor në Prizren”, tha Osmanollaj. /Telegrafi/