residenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar Fehmi Aganin në 21 vjetorin e vrasjes, duke thënë se ka pasur fatin që të njihet me të dhe të bashkëpunojë si pjesë e delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë.
Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kontributi i tij për arritjen e marrëveshjes, që mundësoi më pas fushatën ajrore të Aleancës Veri-atlantike dhe çlirimin e Kosovës, ka qenë i jashtëzakonshëm.
Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:
“Në 21 vjetorin e vrasjes e kujtojmë me respekt të thellë profesorin Fehmi Agani, që ishte një prej figurave kyçe të lëvizjes politike për pavarësinë e Kosovës në vitet e nëntëdhjeta.
Në të gjitha periudhat e jetës së tij, si intelektual, si autor librash dhe shkrimesh, si politikan dhe si negociator, profesor Agani është shquar me dijen e madhe, me urtinë prej një mendimtari të thellë dhe me këmbëngulësinë e një atdhetari, që shqiptarët e Kosovës t’i fitojnë të drejtat që u takojnë, duke përfshirë edhe të drejtën supreme për të jetuar të lirë dhe për të pasur shtetin e pavarur.
Kam pasur fatin që të njihem me të dhe të bashkëpunojmë e të jemi së bashku si pjesë e delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë.
Kontributi i tij për arritjen e marrëveshjes, që mundësoi më pas fushatën ajrore të Aleancës Veriatlantike dhe çlirimin e Kosovës, ka qenë i jashtëzakonshëm.
Politikanë dhe intelektualë të kalibrit të profesor Aganit i mungojnë shumë sot politikës në Kosovë”. /Telegrafi/