Një projekt i ri muzikor po vjen së shpejti nga këngëtarja e njohur shqiptare, Teuta Selimi.
Ajo po vjen në bashkëpunim me artistin Muma, kënga e të cilëve pritet të lansohet së shpejti.
Ky projekt është punuar në studion e Cricket nga producenti Donat Prelvukaj.
“U deshtëm” mban titullin kjo këngë, e cila gjithashtu do të kompletohet edhe nga ana vizuale.
Ky është bashkëpunimi i parë i tyre që besohet se do të pëlqehet edhe nga fansat e publiku.
Artistët në fjalë janë shumë të pëlqyer nga publiku dhe tashmë numërojnë disa hite.
Teuta nga ana tjetër ka qenë mjaft e angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/