Një nga shqetësimet më të mëdha në lidhje me përparimin e pandemisë së coronavirusit është mundësia e infeksionit nga njerëzit që nuk kanë simptoma dhe mund të transmetojnë virusin.
Si përgjigje e kësaj, ushtria amerikane e vendosur në Korenë e Jugut filloi të aplikonte një provë të thjeshtë që tregon për një nga efektet më pak të dukshme të Covid-19, transmeton Telegrafi.
Pa e matur temperaturën ose pa e pyetur personin në lidhje me historinë e udhëtimit të anëtarëve të familjes ose gjendjen shëndetësore, personeli ushtarak nga Daegu në Korenë e Jugut po kryen “testin e uthullës”.
Në hyrje të kompleksit, rojet e sigurimit ndalojnë çdo vizitor dhe i ofrojnë atij një copë të pambukut të zhytur në uthull.
Siç sqaruan në rrjetet e tyre sociale, “simptoma kryesore për 30% të pacientëve me raste të buta është humbja e erës (ose anosmia), sipas studimeve të fundit, dhe 66% e pacientëve Covid-19 vuajnë nga anosmia”.
Një zëdhënës për forcat amerikane të vendosur në Korenë e Jugut i tha Newsweek se procedura filloi të premten në pika të ndryshme të hyrjes.
Mungesë e nuhatjes është një simptomë themeluar kohët e fundit. Mjekët zbuluan shumë raste të njerëzve që kishin vetëm këtë simptomë pa pasur ndonjë simptomë tjetër.
Virusi SARS CoV-2 kur hyn në hundë, në vend që të sulmojë mukozën si viruset e tjera, sulmon nervin nuhatës dhe bllokon molekulat e aromës.
“Ekziston një lidhje e dukshme midis anosmisë dhe virusit”, tha Jean-Michel Klein, presidenti i Këshillit Kombëtar Profesional të ENT, i cili është i vendosur në Paris. /Telegrafi/