Site icon Telegrafi

Testet e shpejtësisë te Arsenali, si Aubameyang askush, dëshpërojnë mesfushorët e qendrës

SINGAPORE - JULY 28: Pierre-Emerick Aubameyang of Arsenal in action during the International Champions Cup match between Arsenal and Paris Saint Germain at the National Stadium on July 28, 2018 in Singapore. (Photo by Suhaimi Abdullah/Getty Images for ICC)

Arsenali nuk e ka nisur mirë këtë edicion në elitën e futbollit anglez.

Në dy ndeshjet e para Topçinjtë kanë pësuar po aq humbje, ku u mposhtën nga City dhe Chelsea.

Trajneri Unay Emery po e përgatit skuadrën për ndeshjen e radhës që do ta zhvillojnë ndaj West Ham.

Por gjatë seancës stërvitore tek Arsenal janë mbajtur testet e shpejtësisë.

(Getty Images)

18 lojtarë kanë marrë pjesë në këtë garë, ku në fund fituesi ka dalë afrikani Pierre Emerick Aubameyang.

Gabonezi ka lënë mbrapa mbrojtësin spanjoll Hector Bellerin, ndërsa çuditërisht në pozitën e tretë ndodhet Sokratis.

Alex Iwobi zë pozitën e katërt, ndërsa në të pestën është Shkodran Mustafi.

Mesfushorët qendror të Arsenalit, Granit Xhaka, Matteo Guendoouzi, Mohamed Elneny dhe Lucas Torreira kanë përfunduar këtë test të fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version