Tesla i bëri dërgesat e para të kamionëve Semi te klientët e saj gjatë së enjtes në mbrëmje, pesë vite pasi që kamioni i dizajnuar për distanca të gjata ishte prezantuar për herë të parë.
Eventi përfshinte dy kabina kamionësh të stolisur me logot e Pepsi dhe Frito-Lay, degë e PepsiCo për ushqime të lehta.
Tesla Semi ishte shfaqur për herë të parë si prototip në vitin 2017.
Gjatë asaj periudhe drejtori ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, kishte thënë se produkti do të fillonte në vitin 2019, raporton CNN, përcjell Telegrafi.
Por gjatë prezantimit në fabrikën e Tesla-s në Sparks të Nevada, Musk nuk bëri të ditur se sa kamionë do të dërgohen aktualisht te PepsiCo, por as sa prej tyre janë duke u prodhuar ose me çfarë ritmi po prodhohen ato.
Kamioni tërësisht elektrik ka një dizajn jo të zakonshëm, pasi që ulësja e shoferit tani gjendet në mes të kabinës.
Megjithatë, sistemi Autopilot i Tesla, i përfolur në prezantimin origjinal, pesë vite më parë, si një përfitim për shoferët e distanca të gjata, nuk u përmend gjatë prezantimit të së enjtes.
Steven Williams, drejtor ekzekutiv i PepsiCo Foods North America, dhe Kirk Tanner, drejtor i PepsiCo Beverages North America, u paraqitën gjatë përfundimit të prezantimit, dhe e falënderuan Musk-un që i lejoi ata që të marrin pjesë në programin e kamionit Semi. /Telegrafi/