Është një refren i zakonshëm mes fansave të Tesla-s që Tesla është një kompani teknologjike, jo një kompani makinash.
Dhe CEO i Tesla-s, Elon Musk “sapo ndihmoi të vërtetonte” se ata kanë të drejtë.
Tesla ka ndaluar përfshirjen e kabllove të karikimit me makinat e saj elektrike, tha Musk në një seri postimesh në Twitter të shtunën, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, në vitin 2020, Apple ndaloi dërgimin e iPhone me karikues të përfshirë, duke provokuar zemërimin e klientëve në mbarë botën.
Në atë kohë, Apple tha se masa do të ndihmonte në uljen e ndikimit mjedisor të iPhone duke i lejuar kompanisë të përdorë më pak paketim. /Telegrafi/